Programi IPA Adriatik

Projekti NETCET financohet nga Programi IPA Adriatik CBC dhe përfshihet në Prioritetin 2 “Burimet Natyrore dhe Kulturore dhe Parandalimi i Rreziqeve”. Qëllimi kryesor i këtij programi bashkëpunimi ndërkufitar është forcimi i kapaciteteve për një zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Adriatikut, nëpërmjet një strategjie të përbashkët aktivitetesh midis vendeve partnere të këtij rajoni.

Periudha e zbatimit të projektit NETCET: Tetor 2012  - Shtator 2015.

Faqja web e projektit: www.adriaticipacbc.org

Objektivat

Në Detin Adriatik jetojnë disa lloje cetacesh dhe breshkash detare. Individët e rinj të breshkave detare e shfrytëzojnë këtë det si habitat të rëndësishëm ushqimi dhe rritjeje. Fatkeqësisht, cetacetë dhe breshkat detare janë të rrezikuara nga aktivitetet e njeriut, veçanërisht nga peshkimi dhe turizmi bregdetar (si p.sh. ndikimet nga mjetet e lundrimit).

Objektivi kryesor i projektit NETCET është zhvillimi i strategjive të përbashkëta për ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në Adriatik nëpërmjet bashkëpunimit rajonal (bashkëpunimi mbarë-Adriatik). Cetacetë dhe breshkat detare janë trashëgimi natyrore e kërcënuar dhe e përbashkët në rajon, e cila nuk mund të menaxhohet nga një vend i vetëm që vepron i izoluar. Për shkak të sjelljes migratore të këtyre llojeve dhe përgjegjësive të përbashkëta të vendeve të Adriatikut, bashkëpunimi mes këtyre vendeve ka rëndësi themelore për planifikimin efektiv të strategjive afatgjata të ruajtjes së këtyre llojeve.

Problemet e ruajtjes së biodiversitetit detar dhe në mënyrë të veçantë çështjet që lidhen me ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare janë të përbashkëta mes të gjithë vendeve të Adriatikut. Nga ana tjetër, përvojat mund të jenë të ndryshme mes rajoneve të ndryshme, prandaj mund të arrihen rezultate mjaft të mira nëse integrohen së bashku praktikat dhe përvojat më të mira, me qëllim  përcaktimin e një kuadri të përbashkët masash dhe mjetesh për ruajtjen e llojeve detare të kërcënuara, duke i bërë këto masa të vlefshme dhe të përdorshme për rajone të tjera. Për këto arsye, projekti NETCET, i koordinuar nga Bashkia e Venecias, zbatohet nga 13 partnerë nga vende të ndryshme të basenit të Adriatikut: Itali, Kroaci, Shqipëri, Mali i Zi dhe Slloveni.

Produktet

Një Rrjet Qytetesh për rritjen e rolit të qyteteve të Adriatikut në ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare. Një Rrjet Teknik për shkëmbimin e ekspertizës;
Një kuadër i përbashkët i grumbullimit të të dhënave, bazuar në një listë të përbashkët të të dhënave minimale të detyrueshme, e grumbulluar nga të gjithë grupet që punojnë në rajonin e Adriatikut në një databazë të përbashkët unike,e lidhur me databazat ekzistuese kombëtare dhe ndërkombëtare për cetacetë dhe breshkat detare;
Kurse trainimi dhe workshoptë posaçëm për shkëmbim përvoje mes partnerëve dhe organizatave (si p.sh. për procedurat e përbashkëta të ekzaminimeve klinike dhe workshop për ngritjen e qendrës së shpëtimit);
Ngritja ose përmirësimi i qendrave të shpëtimit të breshkave detare në vendndodhje strategjike. Qendrat e shpëtimit do të jenë vende të përhershme të ekspertizës për autoritetet dhe të gjithë të interesuarit, të cilat janë gjithashtu edhe qendra të rëndësishme edukimi;
Propozimi për ngritjen e një Task Force të Emergjencave në Adriatik, për të ndërhyrë në rastet e daljes në breg të cetaceve dhe breshkave detare, si dhe në rastet e tjera të emergjencave mjedisore;
Një program i koordinuar monitorimi për shtimin e të dhënave dhe rritjen e shkallës së njohjes mbi ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare (p.sh. do të synohet që 25 breshkave t’u vendosen gjurmues dixhital);
Një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese me peshkatarë, varkëtarë, nxënës shkollash dhe publikun e përgjithshëm për rritjen e ndërgjegjes mbi praninë dhe nevojat e ruajtjes së cetaceve dhe breshkave detare (p.sh. WWF Itali do të përgatisë materiale edukative për nxënësit e shkollave);
Dy strategji të përbashkëta për cetacetë dhe breshkat detare, të cilat parashikojnë aktivitete që adresojnë kërcënimet kryesore të popullatave të Adriatikut (p.sh. prezantimi i Planeve Kombëtare të Veprimit për cetacetë dhe breshkat detare në Konferencën Përfundimtare të projektit).

Rezultatet e pritshme

  • Njohuri shkencore të standartizuara dhe bashkëpunim efikasmidis organizatave të përfshira në ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në Adriatik;
  • Kapacitet i rritur institucional për ruajtjen e cetaceve dhe breshkave detare në vendet partnere;
  • Rritje e njohurive mbi ruajtjen e popullatave të cetaceve dhe breshkave detare të Adriatikut, hot-spoteve dhe kërcënimet kryesore;
  • Kapacitet i rritur teknik për shërimin e breshkave detare në Adriatik dhe trajtim efikas i breshkave të plagosura në struktura të nivelit të lartë, si dhe rritje e informacionit për publikun në qendrat e shpëtimit;
  • Rritje e ndërgjegjes së komuniteteve bregdetare mbi praninë dhe nevojat e ruajtjes së cetaceve dhe breshkave detare,si dhe përvetësimi nga peshkatarët i procedurave për trajtimin e duhur të këtyre llojeve;
  • Përmirësimi i ruajtjes dhe menaxhimit të cetaceve dhe breshkave detare, si dhe i habitateve të tyre në Adriatik nëpërmjet bashkëpunimit rajonal efikas;
  • Kultivimi i sensit të pasurisë dhe krenarisëpër trashëgiminë natyrore të Adriatikut.

 SOS!!! In case of doubts
problems or to
report a finding
call …

City and technical networks This section allows access to the NETCET technical forum and NETCET City Network.

Join us on Facebook The NETCET project has a page on the social networking site Facebook – you can find us here and show your support by becoming a fan!